Trajneri i Stoke City, Paul Lambert, e ka lavdëruar futbollistin ziveran me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, duke e quajtur lojtar të klasit botëror.
Stoke City sot zhvilloi takimin me Leicester City si mysafirë, duke barazuar me rezultat 1 me 1.
Shaqiri shënoi golin e parë të takimit, duke shënuar në stilin e tij por që nuk mjaftoi për fitoren e Stoke City, transmeton arbresh.info.
Pas takimit, trajneri i sapo emëruar, Paul Lambert, është shprehur se Xherdani është një futbollist i klasit botëror.
“Siç kam thënë edhe më parë ai [Shaqiri] është vërtet lojtar i klasit botëror dhe ishte i pafat me vizionin e tij në pjesën e dytë. Ai bën që gjërat të ndodhin. Fatmirësisht ai po luan shumë mirë, që është fantastike për ne”, është shprehur Lambert për Sky Sports.
Tashmë, me këtë gol Shaqiri ka shtatë gola dhe tre asistime në këtë sezon. /arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...