Ishte data 26 gusht e vitit 2015, kur mendohej se Kosova dhe Mali i Zi kishin përmbyllur procesin e demarkimit përmes një marrëveshjeje të nënshkruar në Vjenë.
Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror e patën nënshkruar, për palën kosovare, ministri i Jashtëm, që atë kohë ishte Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, që atë kohë ishte Skender Hyseni.
Për palën malazeze, nënshkrimin e kishin vënë ish-ministri i Jashtëm, Igor Llukshiq, dhe ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviq, njofton Klan Kosova.
Dëshmitarë të nënshkrimit ishin edhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Malit të Zi, Fillip Vujanoviq, si dhe ish-ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.
Atë kohë ish-ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, pas nënshkrimit pati thënë se marrëveshja është në “përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974, Dokumentin e Presidentit Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, njofton Klan Kosova.
Por nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje pati ngritur shumë reagime në Kosovë – reagime që zgjatën pothuajse plot tri vjet.
Tek sot më 24 shkurt është arritur koncensus ndërmjet liderëve të partive politike në Kosovë që kjo marrëveshje të ratifikohet në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet këtë të mërkurë, kur vendin pritet ta vizitojë edhe Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.
Ratifikimi i marrëveshjes nga ana e Kosovës mendohet të jetë edhe një nga kushtet kryesore për lëvizjen e lirë të kosovarëve në Zonën Shengen, njofton Klan Kosova.
Momentin e nënshkrimit e gjeni në videon më poshtë nga minuta e dytë:
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare