Google ADS

Real Madrid i gatshëm të transferoj Anthony Martial nga Manchester United

18:34 | 24 Shkurt 2018
Arbresh.info

Real Madrid është duke konsideruar ta transferoj sulmuesin francez të Manchester United, Anthony Martial.

Martial në këtë sezon është në top formë, duke shënuar 11 gola në 22 ndeshje, por në tri ndeshjet e fundit ka humbur vendin e titullarit.

Pas transferimit të Alexis Sanchezit, 22 vjeçari është duke e konsideruar të ardhmen e tij në Old Traffordit. Martial ka kontratë me ‘djajtë e kuq’ deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Megjithatë, situata është komplikuar dhe bisedimet për një kontratë të re janë afër dështimit dhe Real Madridi është i gatshëm ta transferoj, raporton Marca, transmeton arbresh.info.

Trajneri francez i Real Madridit, Zinedine Zidane, është një fans i madh i lojës së Martialit.

Po ashtu, besohet se Reali nuk do të jetë i vetëm në garën për nënshkrimin e Martialit, pasi që edhe Tottenham dhe Interi janë të interesuara për ish anëtarin e Lyonit dhe Monacos. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme