Liverpooli ka mposhtur West Ham United me shumë lehtësi në takimin e zhvilluar në Anfield Road, në kuadër të xhiros së 28-të.
Të kuqt fituan me rezultat 4 me 1 ndaj skuadrës londineze.
Skuadra e drejtuar nga, Jurgen Klopp, filloi takimin shumë më mirë se sa skuadra mysafire.
Rastin e parë në takimin e pati sulmuesi brazilian, Roberto Firminio, por që nuk arriti ta mposhte portierin spanjoll, Adrian.
Pas një presion të vazhdueshëm ndaj mbrojtjes së mysafrëve, Liverpooli arriti të kalonte në epërsi.
Ishte minuta e 29-të, kur mesfushori gjerman, Emre Can, përfitoi nga një tollovi në zonën e rreptësis së West Hamit, për të shënuar për rezultatin 1 me 0.
Skuadra e David Moyes, tentoi të barazonte rezultatin para përfundimit të pjesës së parë, por pa ia arritur.
Me këtë rezultat të dy skuadrat shkuan në pushim të pjesëve.
Me të filluar pjesa e dytë, Liverpooli rriti intensitetin e sulmeve dhe dyfishoi epërsinë në minutën e 51-të.
Pas një solo aksioni të anglezit, Ox-lade Chamberlain, arriti të asistonte për futbollistin më në formë, Mohamed Salah, i cili pa ndonjë problem e dërgoi topin në rrjetë, për rezultatin 2 me 0.
Vetëm pas gjashtë minutash, vendasit shënuan edhe një herë, nëpërmjet sulmuesit brazilian, Firminio, për rezultatin 3 me 0.
Reagimi i parë i mysafirëve ishte në minutën e 59, kur realizuan nëpërmjet mesfushorit sulmues, Michail Antonio, për rezultatin 3 me 1.
Kur u mendua se West Ham, mund ta bënte atë kthesën në rezultat, Liverpooli shënoi edhe njëherë për ta mbyllur çështjen e fituesit.
Ishte minuta e 77-të, kur mesfushori sulmues senegalez, Saido Mane, shënoi për rezultatin 4 me 1.
Me këtë fitore, Liverpooli renditet në pozitën e dytë me 58 pikë, ndërsa West Ham në të 14-të me 30 pikë. /arbresh.info/
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...