Trajneri italian, Antonio Conte, ka deklaruar se është penduar që ka lejuar shitjen e mesfushorit serb, Nemanja Matic.
Matic ishte një nga lojtarët kyç të skuadrës së Chelsea, e cila e fitoi titullin e kampionit në sezonin e kaluar, por 29 vjeçari u lejua t’i bashkohet Man Utd në verën e kaluar, për shumën e 40 milionë eurove.
Reprezentuesi serb pritet që të startojë nesër ndaj ish skuadrës së tij dhe Conte ka pranuar se ka gabuar me shitjen e tij, transmeton arbresh.info.
Conte është pyetur rreth largimit të Maticit në drejtim të ‘Djajve të kuq’, në konferencën për shtyp para derbit që do të zhvillohet në Old Trafford.
“Për Maticin, mund të flasë vetëm fjalë të mira, sepse vitin e kaluar ai me të vërtetë luajti mirë. Unë mendoj se ishte një nga lojtarët kyç në fitimin e titullit, tani ai për fat të keq, është duke luajtur për Manchester United. Unë i uroj më të mirat. Jo të dielën, por në të ardhmen”, deklaroi Conte.
Chelsea e zëvendësoi serbin me mesfushorin francez, Tiemoue Bakayoko, por që nuk ka arritur të adaptohet në futbollin anglez.
Manchester United dhe Chelsea nesër do të takohen nga ora 14:15 në Old Trafford. /arbresh.info/
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve