PDK përshëndet arritjen e konsensusit mes partive për demarkacionin

15:11 | 24 Shkurt 2018
Arbresh.info

Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për medie ka falënderuar të gjitha subjektet politike parlamentare për gatishmërinë e treguar për dialog dhe për qasjen konstruktive në arritjen e këtij uniteti, shkrun arbresh.info.

Kjo parti vlerëson se kjo frymë e bashkëpunimit duhet të përcillet edhe në procese të tjera shumë të rëndësishme për vendin.

Kjo është komunikata e plotë e PDK-së:

“Partia Demokratike e Kosovës përshëndet arritjen e konsensusit nacional mes partive politike për ratifikimin e  Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

PDK falënderon të gjitha subjektet politike parlamentare për gatishmërinë e treguar për dialog dhe për qasjen konstruktive në arritjen e këtij uniteti.

PDK çmon rolin unifikues që kryetari i Partisë dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar gjatë gjithë kohës në tërë këtë proces.

Vlerësojmë se kjo frymë e bashkëpunimit duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera shumë të rëndësishme për vendin.

Bëjmë thirrje edhe te subjektet e tjera politike parlamentare që të bashkohen në punën e përbashkët për të mirën e qytetarëve të vendit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme