Zëvendëskryeministri i parë i vendit Behgjet Pacolli, përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shkruar se ndjehet i lumtur që tanimë është arritur konsensusi i plotë për kalimin e demarkacionit, transmeton arbresh.info.
Pacolli ka shkruar se një falënderim i madh shkon për LDK-në si parti institucionaliste dhe që funksionon në interes të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
“Jam shumë i lumtur që tanimë është arritur konsensusi i plotë për kalimin e demarkacionit dhe zgjidhjen e problemit të lëvizjes së lirë të qytetarëve.
Një falënderim i madh shkon për LDK, si parti institucionaliste dhe që funksionon në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. E vlerësoj shumë pozitivitetin dhe vullnetin e kryeministrit Haradinaj për të lëvizur përpara në të mirë të të ardhmes së të rinjve të Kosovës.
Vlerësim i lartë për kryeparlamentarin Veseli që nuk u ndal asnjëherë në synimin e tij për unifikim dhe zgjidhjen e këtij problemi që ka ngulfatur vendin.
Vlerësim i lartë për angazhimin e madh të Zv. Kryeministrit Limaj, kontributin e tij të jashtëzakonshëm, pa të cilin do të ishte shumë e vështirë.
Me vullnet pozitiv zgjidhen të gjitha problemet. Kosovën e pret e ardhme e ndritur”, ka shkruar Pacolli në facebook.
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...