Google ADS

Deda i bindur se kosovarët marrin liberalizimin pasi të kalojë demarkacioni

14:32 | 24 Shkurt 2018
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shkruar se pas arritjes së marrëveshjes mes spektrit politik në Kosovë për ta votuar demarkacionin, ka shpresë që lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës të arrihet në fund të këtij viti, shkruan arbresh.info.

Ky është statusi i tij i plotë në facbook:

“Arrihet pajtimi për ratifikimin e demarkacionit në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, duke u sqaruar të gjitha paqartësitë ligjore. Kam bindje të plotë që më së largu në fund të këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm pa viza, si të gjithë të tjerët në Evropë”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme