Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur marrëveshjen mes partnerëve të koalicionit për të pranuar propozimin e kësaj partie në lidhje me votimin e Demarkacionit, shkruan arbresh.info
Këtë e ka thënë shefi i grupit parlamentar të LDK-së , Avdullah Hoti, që sipas tij hap rrugën për ratifikimin dhe eventualisht edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Lidhja Demokratike e Kosovës e mirëpret gatishmërinë e partive të koalicionit për të pranuar propozimin e LDK-së lidhur me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.
Kjo e hap rrugën që sa më parë në Kuvendin e Kosovës të ratifikohet kjo marrëveshje dhe të kërkojmë nga BE-ja që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, sikurse qytetarët e vendeve të tjera të rajonit.
LDK-ja fton edhe Vetëvendosjen të bashkohet në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje që është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës../Arbresh.info/
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj