Google ADS

Ushtrimet e çuditshme mendore që do t’ju bëjnë më të mençur

11:49 | 24 Shkurt 2018
Arbresh.info

‘Neurobics’ është term që përdoret për të përshkruar një seri të ushtrimeve mendore.

Kjo përfshin përdorimin e të gjitha shqisave: pamjes, dëgjimit, prekjes, shijes dhe nuhatjes.

Ushtrimi i rregullt e stimulon rritjen e lidhjeve të reja neuronale në pjesë të ndryshme të trurit, i forcon qelizat nervore dhe promovon prodhimin e ushqyesve që forcojnë kujtesën, transmeton Telegrafi.

Këto janë disa nga ushtrimet mendore që do t’ju bëjnë më të zgjuar:

Pastroni dhëmbët me dorën jo-dominante

Studime shkencore kanë zbuluar se duke e përdorur hemisferën jo-dominuese të trurit (gjë që e kërkon ky ushtrim) rezulton në zgjerim të shpejtë të sipërfaqes kortiale.

Bëni dush me sy mbyllur

Shqisat e prekjes aktivizojnë pjesë të ndryshme të trurit. Me përdorimin e duarve mund të ndjeni teksturat e trupit që janë të pamundshme për t’i parë, kjo është fjalë nervave në duar që dërgojnë sinjale te truri kur preket lëkura.

Thyeni rutinën e mëngjesit

Disa studime kanë dëshmuar se ndryshimi i detyrave të përditshme e rritë trashësinë e lëkurës dhe e përmirëson aktivitetin e trurit, transmeton telegrafi.

Uluni diku tjetër në tavolinë

Në shumicën e familjeve, çdo anëtarë e ka vendin e caktuar se ku ulet, mirëpo truri ka nevojë të befasohet me eksperienca të reja për t’u zhvilluar.

Komunikoni më shumë gjatë ditës

Është dëshmuar shkencërisht që mungesa e komunikimit ndikon seriozisht në aftësitë njohëse.

Lexoni ndryshe

Ne aktivizojmë zona të ndryshme të trurit kur lexojmë apo i dëgjojmë personat tjerë.

Leximi me zë apo në heshtje bën që truri të punoj më ndryshe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme