Google ADS

The Guardian: Evropa po përjeton një krizë në Ballkan, duhet të veprohet shpejtë

10:19 | 24 Shkurt 2018
Arbresh.info

Lufta e Dytë Botërore ka përfunduar, por ajo e para nuk ka marrë fund ende.

Këto ishin fjalët e një zyrtari turk në Ankara. Ai fliste për Lindjen e Mmesme mirëpo kjo është dëgjuar edhe në Moskë, në Ukrainë dhe në Ballkan, lidhur me çështjet e shtetit turk në Kontinentin Evropian.

I vetmi vend në të cilin nuk mund të jetë dëgjuar një gjë e tillë është Brukseli. Kjo për shkak se Bashkimi Evropian është ende i papërgatitur të jetojë në një botë ku  gjeopolitika ka ndryshuar- në të cilën qeveritë dhe publiku, janë të obsesionuara me kufijtë dhe territoret, dhe ku suksesi i një shteti definohet më shumë me krenarinë kombëtare sesa me rritjen ekonomike, transmeton lajmi.net.

Kjo është gjendja aktuale tani në Ballkan, ku kapacitetet e BE-së për të menduar dhe vepruar si një akter gjeopolitik janë futur në një test serioz. Më herët gjatë këtij muaji, Bashkimi Evropian prezentoi strategjinë e re për zgjerim në Ballkanin Perëndimor. Pika kyçe dhe fokusi kryesor është inkurajimi i reformave në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, duke hedhur përsëri në shqyrtim mundësinë e anëtarësimit dhe perspektivës evropiane për këto vende. Institucionet e Brukselit, të cilat po e gjejnë vetën në një rritje të madhe popullsitë të cilat po kaplojnë shumë vende të Evropës, tani po duket se kanë kurajën dhe vullnetin të rikonfirmojnë se premtimi për anëtarësim nuk është më një mrekulli e vogël.

Një shaka Ballkanike më së miri shpjegon mendësinë e njerëzve të cilët ndihen se janë lënë për një kohë shumë të gjatë për të pritur për anëtarësim në BE: kur vije puna tek anëtarësimi në Bashkimin Evropian, dallimi mes pesimistëve dhe optimistëve është se optimistët besojnë se Turqia do të anëtarësohet gjatë kryesimit të Presidencës evropiane nga Shqipëria, ndërkaq që pesimistët mendojnë që Shqipëria do të anëtarësohet gjatë kryesimit të presidencës Evropiane nga Shqipëria. Kuptimi dhe përfundimi: Kurrë!

Brukseli do ta bëjë të qartë që një Status Kuo është e paqëndrueshme. Por pa një vazhdimësi, deklaratat dhe njoftimet rrezikojnë stabilitetin në rajon. Ajo çka Bashkimi Evropian duhet të ketë më së shumti frikë është përsëritja e skenarit të Ukrainës, në të cilën mbështetja e qeverisë për aspiratat evropiane shkakton një reagim të ashpër nga kundërshtarët e zgjerimit ( Rusia), në vend që të mblidhen qeveritë evropiane rreth projektit për zgjerim.

Shumë faktorë kanë sjellur regjionin e Ballkanit në krye të çështjeve për zgjidhje – dhe jo më pak as kriza e refugjatëve, e cila tronditi regjionin. Në rritje tashmë është momentumi për një integrim më madheshtorë, dhe kjo pas një periudhe në të cilën Bashkimi Evropian ka vazhduar të njihet si një organizatë e cila dha shumë të vogël parash duke i bashkangjitur shtrëngime të forta.

Një zhvillim inkurajues, edhe pse pak i vërejtur është ratifikimi i marrëveshjes së fqinjësisë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, shtete këto që për një kohë të gjatë kanë pasur marrëdhënie shumë të ndjeshme, më së shumti për çështjen e minoriteteve. Pas arritjes së zgjidhjes së këtij stagnimi, këto shtete kanë dhënë një sinjal të qartë që ka ardhur koha që të diskutohet për gjetjen e zgjidhjeve të problemeve të Ballkanit.

Por për arritjen e suksesit nga BE-ja për transformimin e regjionit, duhet të jetë e vetëdijshme për rëndësinë e madhe të ndryshimeve gjeopolitike të cilat kanë zënë vend. Në vitin 2003 kur për herë të parë u premtua anëtarësimi në Bashkimin Evropian, dolën në pah dyshimet e para se e ardhmja e Ballkanit do të jetë në Evropë. Rusia parimisht shikonte Ballkanin si një terren transit për eksportimin e energjisë në tregjet Evropiane . Ambicia dhe qëllimi i Moskës zyrtare ishte më shumë të ruaj shkallën e ndikimit në regjion se sa të konkurronte me Brukselin.

Para 15 vitesh, Turqia ishte entuziaste për shanset e saja në anëtarësim në Bashkimin Evropian. Si rezultat ky entuziazëm u përshtat me politikat e Ballkanit, dhe kjo në mënyrë që të demonstrojnë vlerën e saj strategjike në Evropë. Në atë kohë, askush nuk foli për Kinën në Ballkan.

Sot, konkurrenca gjeopolitike në Evropë është e madhe. Kina po vazhdon të jetë investitori më i madh në Serbi këtë vit. Planet për ndërtimin e një hekurudhe që do të lidhë portin e Greqisë me Budapestin, përmes Beogradit, janë të një vlere të jashtëzakonshme për Kinën, pasi që ajo po vendos rrugën e saj tregtare “një rrip, një rrugë” midis Azisë dhe Evropës. Tani kinezët shpresojnë së Ballkani Perëndimor përfundimisht do të integrohet në tregun e përbashkët evropian, megjithëse Kina nuk është duke nxituar që projektet e saj të infrastrukturës t’i përmbahen rregullave të Bashkimit Evropian.

Kjo çështje ngrit shumë pyetje. A duhet që Bashkimi Evropian të fillojë me shtyrjen e shteteve të Ballkanit për përvetësimin e rregullave të prokurorimit, tani apo më vonë? Dhe a është i gatshëm Bashkimi Evropian për kompensimin e shteteve të cilat po humbin investimet kineze si një çmim për integrimin evropian.  Qëndrimi dhe afrimi i shtetit Rus ka ndryshuar gjithashtu. Brukseli nuk ka nevojë të ketë një spiun në Kremlin për të ditur faktin që Rusia do të bëjë gjithçka çfarë është e mundur për të ndaluar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO- dhe jo për rëndësinë strategjike, por vetëm për vlerat simbolike të saj.

Politikanët evropianë duhet të jenë të vetëdijshëm që konflikti dhe grindja mes Greqisë dhe Maqedonisë (për çështjen e emrit) nuk do të zgjidhet deri në samitin e radhës të Ballkanit Perëndimor në Maj, ku do të pësohet një disfatë tjetër e dyfishtë. Disfatë kjo ku ambiciet e Maqedonisë do të thyhen, dhe kur përpjekjet e Brukselit për seriozitet në rajon, do të bijën.

Regjioni i Ballkanit është një rajon ku Rusia po punon që të destabilizojë Bashkimin Evropian me një kosto shumë të vogël politike për vete, dhe kjo në të dy aspektet, edhe në atë të rrezikimit të konfliktit me SHBA-të, edhe në atë të humbjes së parave. Prandaj, është në dorën e diplomacisë Evropiane që të bindë Moskën zyrtare që eskalimi i situatës nuk është në interes të askujt. A është i gatshëm Bashkimi Evropian për këtë? /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme