Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

09:52 | 24 Shkurt 2018
Arbresh.info

Në Krushevë dhe rrugën malore për në Strazhë ka dukshmëri të ulët për arsye të mjegullës.

Lidhja Automoto e Maqedonisë paralajmëron se në Krushevë dukshmëria është zvogëluar deri në 100 metra, ndërsa në Strazhë nga 20 deri ne 40 metra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rrugët tjera të Maqedonisë komunikacioni zhvillohet në korsi të lagura. Nëpër pikat kufitare nuk ka ndalesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme