Shkencëtarët thonë se e kanë rrëzuar teorinë që pastrimi i duarve me ujë të ngrohët vret më shumë mikrobe sesa kur i pastroni me ujë të ftohët.
Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Rutgers kishin dashur ta kontrollonin saktësinë e këtij sugjerimi të njohur rreth pastrimit të duarve, transmeton Telegrafi.
Ata iu kishin kërkuar dhjetëra pjesëmarrësve t’i pastrojnë duart me ujë të temperaturave 15 gradë Celsius, 26 gradë Celsius dhe 38 gradë Celsius.
Gjithashtu disa prej tyre i kishin fërkuar me më shumë sapun, e tjerët më pak.
Para pastrimit të duarve, duart e tyre kishin qenë të mbuluara me mikrobe të padëmshme.
Në fund, rezultatet kishin treguar se nuk ka ndonjë dallim mes sasisë së mikrobeve të larguara dhe temperaturës së ujit apo sasisë së sapunit.
Megjithatë, shkencëtarët theksojnë rëndësinë e të pastruarit duart për të paktën 20 sekonda, e gjithashtu e tërë sipërfaqja e duarve duhet të jetë e mbuluar me sapun.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi