Google ADS

Tharësja e flokëve i merr jetën nënës 22-vjeçare

01:35 | 24 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Një nënë e re ka vdekur pasi e zuri korrenti duke përdorur tharësen e flokëve pak minuta pasi ajo kishte dalë nga dushi.

Tharësja u tkurr dhe u shkri në fytyrën e Camila Sales, ndërsa ajo po e përdorte atë për të tharë flokët e saj në kuzhinë.

Ajo u gjet nga burri i saj Jhonatan, duke u dridhur me tharëse në dorë, në dyshemenë prej çimentoje.

Camila, 22 vjeç, nga Cascavel, Brazil, humbi ndjenjat dhe u dërgua me shpejtësi për në spital të martën.

Mjekët luftuan për të shpëtuar jetën e të resë, por ajo vdiq nga plagët që kishte marrë, tha personeli mjekësor.

Sipas kunatës së viktimës, Vania Ramos, 22-vjeçarja e kishte marrë tharësen dhuratë nga kompania kozmetike ku punonte për shkak se kishte thyer rekord shitjesh të produkteve./tv klan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme