Google ADS

Grubi: S’do ketë debat për amendamentet e VMRO-së, shqipja votohet ditët në vijim

00:50 | 24 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Deputeti i BDI-së Artan Grubi në “24 Analizë” ka njoftuar se Ligji për gjuhët do të votohet në ditët e ardhshme dhe se nuk do të ketë debat për 35 mijë amandamentet e VMRO-DPMNE-së.

Ai sqaron se VMRO-DPMNE-ja, dëshiron që përmes amendamenteve të shet patriotizëm të rremë dhe se i njëjti ligj është pranuar nga ata në negociatat për formimin e Qeverisë.

Grubi më tej ka thënë se mendimi që ky Ligj të dërgohet në Komisionin e Venecias, mund të ndodh vetëm për kartëmonedhat, uniformat dhe letrave me vlerë, por jo i gjithë Ligji siç pretendon LSDM-ja.

Marrëveshja me partnerin e koalicionit LSDM, sipas Grubit, nuk ishte për të gjithë Ligjin që të shkonte në komisionin e Venecias. /Medial.mk/

Të ngjashme