Cristiano Ronaldo thuhet se ka zbuluar që Lionel Messi dëshiron që Barcelona ta shes futbollistin Andre Gomes në fund të sezonit.
Lionel Messi vendosi lapsin në një kontratë të re në fillim të këtij sezoni duke siguruar qëndrimin e tij në Camp Nou deri në vitin 2021, transmeton portali arbresh.info. Kjo marrëveshja ka rritur gjithashtu ndikimin e tij në bizneset e Barcelonës rreth transferimeve.
Messi thuhet se ka vendosur në presion zyrtarët e klubit për të finalizuar marrëveshjen për nënshkrimin me mesfushorin Philippe Coutinho nga Liverpooli muajin e kaluar.
Por, raportet e fundit sugjerojnë që Ronaldo ka mësuar që rivali i tij në La Liga tani është duke kërkuar që bashkëkombësi i tij të shitet gjatë verës.
Bazuar në një raport nga ‘Don Balon’, Ronaldo është në dijeni që Messi i ka vendosur shenjën e ‘X’ (iks) emrit të Gomesit në planet e Barcelonës për sezonin e ardhshëm.
Messi thuhet gjithashtu që nuk është i vetmi në skuadrën e Barcelonës që dëshiron largimin e reprezentuesit të Portugalisë./arbresh.info/
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media