Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton një katërfishim të rasteve me fruth në rajonin europian.
Sëmundja ka prekur rreth 21 mijë e 300 persona dhe ka shkaktuar 35 vdekje në vitin 2017.
Ndërsa në Shqipëri konfirmohen 162 të prekur dhe dy humbje jetësh. Me zgjerimin e hartës së qarkullimit të virusit Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një plan masash si izolimi i pavioneve në infektiv e pediatri, deziinfektim të mjediseve spitalore, evidentimi i fëmijëve me rash dhe temperaturë në çerdhe, kopshte dhe shkolla, mospranim në këto institucione të fëmijëve të pavaksinaur, ndërkohë që është riaktivizuar Komiteti i Çertifikimit të Eleminimit të Fruthit dhe Rubeolës.
Ministria e Shëndetësisë përsërit apelin për vaksinim të të lindurve në vitet ‘80-‘90 ndërkohë që thotë se janë siguruar 140 mijë doza shtesë vaksine./abcnews.al
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër