I kërkuar për vrasjen e ndodhur në 2015 në Sarandë, kapet në Itali

20:40 | 23 Shkurt 2018
Arbresh.info

27-vjeçari Keivi Hysa, i shpallur në kërkim që prej korrikut të vitit 2015, u arrestua në Itali për llogari të drejtësisë shqiptare.

Ndaj të riut ekziston një masë sigurie “arrest me burg” vendosur nga Gjykata e Sarandës për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 10 korrik të 2015, kur u ekzekutua me armë zjarri shtetasi Edmond Mehmeti.

Hysa u arrestua në zonën e Sesto San Giovani në Itali.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, që të dy të afërm të tij kanë ekzekutuar Edmond Mehmetin, pronar i një lavazhi. E gjithë ngjarja ka ndodhur për motive të dobta dhe më vonë u zbardh se shkak ishte bërë një zënkë që viktima kishte patur me autorët një natë më parë./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme