Deputeti i LDK’së Arban Abrashi duke folur për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi thotë se kjo parti nuk do bllokojë procesin. Thotë se duhet gjet zgjidhje kreative që qytetarët të lëvizin lirshëm.
Abashi ka treguar se pse me aq ngulm partia e udhëhequr nga Isa Mustafa nuk pranon përfshirjen e raportit të Shpejtim Bulliqit.
“Sepse përjashtojnë njëra-tjetrën. Marrëveshja përcakton një vijë, ky raport mendon që vija duhet të jetë tjetër prandaj e përjashtojnë njëra-tjetrën, janë kontradiktore”, tha Abrashi për televizionin Dukagjini.
“Duhet të gjendet një formë kreative e cila e zgjidhë këtë situatë”, tha Abrashi.
Thotë se arritja e marrëveshjes është vetëm një fjalë larg.
“LDK nuk do të bllokojë procesin. Ka qenë konstruktive tani e sa vite dhe ka proklamuar që sa vite se kjo vijë është në rregull”, theksoi ai.
“Ne nuk jemi ata që bllokojmë dhe do të gjejmë zgjidhje kreative”, thotë Abrashi.
A do të thotë kjo se LDK do të heq dorë nga kërkesa e saj?
“Jo, jo. Tani për tani ky është qëndrimi i LDK’së”, tha Abrashi.
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...