Parat kanë korruptuar një tjetër futbollist të talentuar.
Yannick Carrasco dëshiron të largohet nga Atletico Madridi për transferim te skuadra Dalian Yifang në Super Ligë të Kinës, transmeton portali arbrsh.info.
24-vjeçari është një lojtar i padëshiruar te klubi në kryeqytetin spanjoll pas problemeve me trajnerin Diego Simeone. Carrasco ishte lënë jashtë skuadrës prej 19 lojtarëve në ndeshjen kthyese të Atletico Madridit në Evropa Ligë kundër FC Copenhagen mbrëmjen e së enjtes.
Arritja e Vitolos dhe Diego Costas ka bërë që ish sulmuesi të Monacos të lihet anash ndërkohë që klubi është i gatshëm të lejoj largimin e tij. Në mënyrë befasuese, klubi i sapo promovuar Dalian Yifang është favorit për të nënshkruar me reprezentuesin e Belgjikës.
Ashtu siç edhe mund ta imagjinoni, Carrasco do të fitoj një shumë të konsiderueshme të hollash me transferimin në Lindje të Largët. Ai do të fitoj 8.8 milionë funta në vit në rast se arrihet marrëveshja.
Dalian Yifang synon gjithashtu një transferim të dyfishtë për shkak se edhe Fernando Torres është në radarin e tyre.
‘El Nino’ mund të përshitej ndoshta te Super Liga e Kinës për shkak se koha e 33-vjeçarit tashmë ka kaluar. Por, Carrasco ende nuk ka arritur në vitet e tij më të mira dhe sigurisht mund t’i shkaktoj dëme karrierës së tij me një transferim te një standard dukshëm më i dobët.
Axel Witsel, Oscar, Ezequiel Lavezzi janë disa nga futbollistët tjerë që kanë humbur në errësirë pas transferimit në Kinë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York