Kryeministri grek Aleksis Tsipras dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, sot në Bruksel kanë mbajtur takim të shkurtë, në të cilin kanë biseduar për vizitën e Zoran Zaevit në Berlin dhe çështjen e emrit të Maqedonisë.
Mediat greke shkruajnë se Merkel ka thënë se do të vazhdojë inkurajojë të dy palët që të arrijnë marrëveshje, ndërsa Tsipras ka përsëritur vendosmërinë e palës greke për të arritur zgjidhje të qëndrueshme, stabile dhe të pranueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më herët nga mediat greke u njoftua se pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, kacelarja gjermane ka thënë se situata në Maqedoni është e qetësuar në nivel të lartë dhe se vendi është futur në fazën e stabilizimit.
Nga kabineti i kryeminitrit grek, Tsipras, bëjnë të ditur se çështja e emrit ka qenë tema kryesore e bisedës telefonike mes Merkelit dhe Tsipras, që ndodhi një ditë përpara vizitës se kryesministrit Zoran Zaev në Berlin dhe takimit të tij me kancelaren gjermane, Angela Merkel./Telegrafi/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...