Rita Ora i hyn biznesit të veshjeve

18:11 | 23 Shkurt 2018
Arbresh.info

Sukseset për këngëtaren kosovare me famë botërore, nuk kanë të ndalur.
Pas koncertit madhështor që mbajti në qendër të Prishitnës, ajo kishte udhëtuar drejt Londrës për të qenë pjesë e ceremonisë “Brit Awards 2018”.

Madje, ajo mori pjesë edhe në sfilatën e organizuar nga “Prada”, ndërsa me postimin e fundit në Instagram ajo tregon që e ka marrë seriozisht çështjen e modës.

“Unë jam shumë e ngazëllyer për dyqanin tim të ri, i cili do të jetë në dispozicion në 3 mars në internet. Unë kam qenë duke punuar në këtë për një kohë dhe jam shumë e lumtur për ta ndarë atë me ju ?❤️?? (link në bio) #roararepublic””, ka shkruar Rita, shkruan lajmi.net.

Pas dizejnimit të bluzave me mbishrkimin “Kosova”, paratë nga shitja e të cilave këngëtarja i dhuroi për bamirësi, ajo sjell koleksionin e ri me mbishkrimin “RORAREPUIBLIC”.

https://www.instagram.com/p/Bfi7mShH_zC/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme