Google ADS

I ftohti do të godas Evropën, edhe Ballkanin

15:03 | 23 Shkurt 2018
Arbresh.info

Gjatë këtij vikendi pritet të ketë ndryshim të dukshëm të temperaturave.

Një i ftohtë i madh do të godasë pjesën më të madhe të Evropës.

Kjo masë ajri shumë e ftohtë do të zhvendoset nga Siberia drejt Rusisë duke u zgjeruar përtej Uraleve gjatë fundjavës.

Ndërsa, të hënën dhe në vijim, vala e acartë shtrin ndikimin në pjesën më të madhe të kontinentit Evropian duke zbritur në deri në Italinë Qendrore dhe gjithë gadishullin Ballkanik, transmeton Top Channel.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme