Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka komentuar protestën e sotme që u mbajt para Kuvendit të Kosovës, derisa ishte duke u diskutuar për ratifikimin e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu ka shkruar se organizator i kësaj proteste ishte, gazetari Adriatik Kelmendi.
“Në protestën e sotme u vërejt mungesa e Adriatik Kelmendit. Organizatorët duhet të jenë në ballë të protestave, e jo të fshihen në zyra. Like-at nuk ecin në Shesh”, ka shkruar Haxhiu.
Në këtë protestë ishte një numër i vogël i protestuesve, të cilët me disa pankarta të cilat i kishin vënë në rredhojat e Kuvendit, kërkonin që të votohej Demarkacioni dhe t’i lënë të lirë qytetarët.
Kjo protestë u thirr gjatë ditës së djeshme një “Fondacioni Kosovarë për Inovacion”.
Kurse publicisti Adriatik Kelmendi iu është kundërpërgjigjur menjëherë duke i thënë se nuk mund t’ia mbyllë gojën.
Kelmendi thotë se qëndrimet e tij i shpreh dhe i mbron publikisht e këtë s’mund t’ia ndaloj askush.
Ky është shkrimi i plotë i gazetarit Kelmendi
E di, kam opinion për shumë gjëra.
E di se nuk hezitoj që ta shpreh opinionin tim publikisht.
E di edhe se kam qenë shumë i qartë në ato që mendoj edhe për situatën e fundit polititike për demarkacionin.
E dini edhe ju!
Natyrisht, me secili opinion dikush mund të pajtohet, ose të mos pajtohet.
Të më sfidojë me kundërargumente, nëse i ka.
Mirëpo, është krejt e pandershme, si dhe e papranueshme, që dikush të më çojë porosi publike në stili e që e paska përdorur sot një deputete!
Porosia e saj: Kujdes se çka po flet, se nëse nuk pajtohem unë me atë që thua – të sulmoj me shpifje!
Ky është kërcënim publik për mua dhe të gjithë atyre që guxojnë ta thonë mendimin e tyre hapur, siç garantohet edhe me Kushtetutën e Republikës.
Më mirë heshtni se shpifim për ju dhe pastaj ju linçojmë.
Jo, nuk kam asfarë lidhje me asnjë protestë. Nëse do të kisha – do ta bëja të ditur. Pra, deputetja po shpif!
T’i mbetet për nder shpifja.
Mua gojën nuk do të ma mbyllë as jo, siç nuk ma ka mbyllur askush deri më sot! ????./Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...