Mediat në Spanjë raportojnë se Fernando Torres duket i vendosur për një lëvizje të tij në klubin e Superligës Kineze, Dalian Yifang, këtë javë.
Kampionati kinez ende nuk ka mbyllur afatin kalimtar të transferimeve dhe skuadrat janë ende në gjah për tu përforcuar, ku skuadra Dalian Yifang është një nga skuadrat më të përfolura.
Ekipi kinez, Dalian Yifang gjithashtu thuhet se ka paraqitur një ofertë prej 70 milionë euro për mesfushorin Yannick Carrasco dhe ka një interes të fortë në Nicolas Gaitan.
Por, gazeta spanjolle Marca tani raporton se skuadra kineze janë më të afërt me sulmuesin Torres, i cili mund të transferohet në Kinë.
Sulmuesi veteran – i cili feston ditëlindjen e 34 të muajit të ardhshëm – do të bëhet agjent i lirë në qershor dhe raporti thotë se klubi kinez bëri një ofertë të fortë të enjten, të cilën lojtari po ‘e konsideron seriozisht’.
Torres ka shënuar pesë gola në 27 paraqitje për Los Rojiblancos këtë sezon dhe ka shënuar gjithsej 33 gola për klubin që pas rikthimit të tij, pas ribashkimit nga Chelsea, fillimisht në një marrëveshje huazimi, në sezonin 2014-15.
Spanjolli ka mbetur prapa Antoine Griezmann, Kevin Gameiro dhe Diego Costa në zgjedhjet e Diego Simeones këtë sezon dhe kjo po e shtyn të largohet.
Më parë këtë javë, Diego Simeone la të kuptohet se Torres do të largohet nga klubi duke iu përgjigjur me “jo” kur u pyet nëse ai kishte një të ardhme në klub./Telegrafi/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...