Konjufca tregon arsyet e mospjesmarrjes në takim me Veselin

12:16 | 23 Shkurt 2018
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka shpjeguar arsyet se përse nuk kanë marrë pjesë në takimin me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, shkruan arbresh.info.

Ai ka thënë se qëndrimet e Qeverisë edhe të LDK-së, për demarkacionin i konsiderojnë si të gabueshme.

Konjufca ka deklaruar që kjo i bjen sikurse i dinë të gjitha por duhet t’i pranojnë.

“E di që ka pas gabime, e di që ka pas humbje të territorit por duhet ta ratifkojmë humbjen e territorit dhe të shohim a mund ta kthejmë territori më vonë. Na u janë dukur pozicione që të ofrohen me njëri-tjetrin por VV-ja i konsideron të gabueshme”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme