Giannakopoulos: Nuk ka trysni mbi Greqinë për çështjen e emrit të Maqedonisë

11:34 | 23 Shkurt 2018
Arbresh.info

Nuk ekziston asnjë trysni ndaj anës greke për çështjen e emrit, deklaron zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Giannakopoulos, në një intervistë për televizionin shtetëror grek “ERT”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Atë që duhet kuptuar është se në çështjen konkrete ka mundësi, në këtë moment, Greqia dhe shteti fqinj të gjejnë kompromis të përbashkët, të pranueshëm për të dy palët, por edhe për Ballkanin në përgjithësi, sepse do ta promovojë, do ta përforcojë stabilitetin në rajonin më të gjërë”, deklaron Dimitris Giannakopoulos./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme