Ditëve të fundit ka pasur një zhvillim të rëndësishëm lidhur me sulmuesin polak Robert Lewandowski.
Pas 10 vjet punë me agjentin polak Cezar Kucarhski, Lewandowski e ka ndërprerë këtë marrëdhënie.
Në vend të tij, Lewandowski ka bashkuar forcat me super agjentin izraelit Pini Zahavi, transmeton IndeksOnline.
Lewa ka qenë prej kohë i përfolur për një largim të mundshëm nga Bayern. Ky veprim do të sugjeronte që Lewandowski tani është i prirur për ta bërë këtë të ndodhë gjithashtu.
Askush nuk e di pse Lewandowski dhe Zahavi janë bërë bashkë. Por, kjo nuk e ndalon Neil Nashton nga ‘The Sun’ , për të lidhur një transferim të mundshëm të tij në Chelsea, Liverpool apo Manchester City.
‘The Sun’ beson se Lewandowski mund të përfundoj në Premierligë, duke përmendur edhe vizitat e shpeshta të gruaj së tij në Londër.
Chelsea, padyshim që do të ishte në mesin e kandidatëve potencial për nënshkrimin e sulmuesit.
Poashtu ekziston mundësia për të luajtur sërish për Pep Guardiolan, trajnerin që e transferoi atë nga Borussia Dortmund në vitin 2014. Në City, sidomos me Guardiolan trajner, gjithcka është e mundur.
Jurgen Klopp, njeriu i cili ishte në krye të Dortmund gjatë katër viteve me Lewandowskin lojtar, mund të jetë një nga mundësite. Liverpool nuk kanë sulmues tipik zone dhe polaku do kryente punë shumë.
29-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2021 me Bayern Munich.
Sa para do të duhej për transferimin e tij? Kjo shifër nuk përmendet nga ‘The Sun’ , por me siguri do të ishte më e madhe se 100 milionë euro. /IndeksOnline/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç