Google ADS

Sudanët e Jugut ‘detyrohen të shikojnë përdhunimet’

10:16 | 23 Shkurt 2018
Arbresh.info

Fëmijët në Sudanin e Jugut janë detyruar të shohin nënat e tyre duke përdhunuar dhe vrarë, civilët janë torturuar dhe gjymtuar, dhe fshatrat janë shkatërruar në një shkallë industriale.

Këto janë disa nga abuzimet e tmerrshme që një ekip i hetuesve të të drejtave të njeriut të OKB-së kanë detajuar në një raport të botuar rreth konfliktit në Sudanin e Jugut, transmeton portali arbresh.info.

Hetuesit thonë se dëshmitë sugjerojnë se më shumë se 40 zyrtarë të lartë, mes tyre pesë kolonelë dhe tre guvernatorë shtetërorë, mund të mbajnë përgjegjësi individuale për shkeljet më serioze.

Raporti do të paraqitet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë, por qëllimi i tij i vërtetë është të ofrojë dëshmi për një gjykatë hibride të propozuar për të gjykuar kriminelë të dyshuar të luftës.

Por gjykata ende duhet të pret sepse parlamenti i Sudanit të Jugut ende nuk e ka miratuar atë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme