Aksidentohet një femër, dërgohet për tretman në QKUK

09:58 | 23 Shkurt 2018
Arbresh.info

Një femër ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar fillimisht në spitalin e Gjilanit e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Deri te lëndimi ka ardhur pasi që një i dyshuar mashkull përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa lokale, nga pakujdesia ka goditur viktimën.

Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme