Policia e Kosovës ka parashikuar t’i shpenzojë gati 6 milionë euro për furnizim me automjete patrulluese dhe xhipa.
Bëhet fjalë për dy tenderë të ndarë, të cilët ende janë në fazën fillestare sa i përket procedurave të prokurimit.
Gazeta Zëri, ka siguruar përmbajtjen e të dy tenderëve, që pritet të shpallen së shpejti nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP).
Tenderi i parë është ai për “Furnizim me automjete patrulluese për Policinë” dhe vlera e parashikuar e kontratës arrin në 4.5 milionë euro. Ky tender ende është në fazën e njoftimit paraprak.
Tenderi i dytë ka të bëjë me furnizim me xhipa për nevoja të Policisë së Kosovës. Vlera e parashikuar e kontratës për të arrin në 1.3 milion euro.
Edhe ky tender është ende në fazën e njoftimit paraprak. Në total, vlera për këta dy tenderë arrin në 5.8 milionë euro./Zeri
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...