Google ADS

Zgjidhja për Demarkacionin- po punohet për një draft të ri, të përfshirë edhe zyrtarë të VV-së

09:18 | 23 Shkurt 2018
Arbresh.info

Seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi ka alarmuar partitë politike që janë mbledhur në orët e mëngjesit të sotëm për të punuar në një draft që do të sillte një marrëveshje konsensuale para seancës.

Express mëson nga burimet e saj se ka edhe nga Lëvizja Vetëvendosje me të cilët po diskutohet, ndërsa, deputetët po përballen edhe me presion nga ndërkombëtarët.

Para seancës së jashtëzakonshme që pritet të fillojë nga ora 10:00, pas disa mospajtimeve që kishin pasur një ditë më herët, partitë politike shqiptare, janë mbledhur për të punuar në një draft të ri që do të sillte në arritjen e një marrëveshje konsesuale para seancës për Demarkacion, që i njëjti sot të marrë votat e mjaftueshme në Kuvend.

Nga burime brenda takimit Express mëson se ka persona të angazhuar për të biseduar edhe me pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, që deklarojnë se deputetët nga kjo parti janë të ndarë në dy koncepte dhe te të cilët ka shpresë që mund të ndërrojnë qëndrimet karshi kësaj çështje.

Në këto negociata janë të përfshirë edhe krerët e shtetit, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Express mëson se deputetët po përballen me presion të shtuar ndërkombëtar për ratifikim të demarkacionit, duke shtuar se kjo është arsyeja që janë mbledhur për t’i dhënë rrugë kësaj teme.

Qëllimi i partive politike është arritja e konsensusit që draft ligji për demarkacionin me Malin e Zi të ketë konsensus të gjerë të partive politike shqiptare./Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme