Ministria e sigurisë së Argjentinës thotë se ka prishur një komplot për të përdorur shërbimin diplomatik të ambasadës ruse për të kontrabanduar kokainë në Evropë.
Policia ka konfiskuar afërsisht 400 kg drogë nga valixhet diplomatike në aneksin e ambasadës pasi u njoftuan nga ambasadori rus në dhjetor të vitit 2016, transmeton portali arbresh.info
Ata më pas bënë një operacion policor, duke e zëvendësuar drogën me miell dhe shtuar mjetet gjurmuese.
Operacioni ka çuar në arrestime në Argjentinë dhe Rusi, thonë zyrtarët.
Ministrja argjentinase e sigurimit Patricia Bullrich tha se kokaina e gjetur në ambasadën e Buenos Aires ishte me vlerë 50 milionë euro dhe ishte me pastërti shumë të lartë, raporton BBC.
Ajo tha se ishte destinuar për Rusinë dhe ndoshta edhe Gjermaninë.
Bullrich shtoi se organizatori i pretenduar i operacionit të kontrabandës ishte në Gjermani dhe priste që ky person të arrestohej nga policia gjermane.
Deri tani janë arrestuar dy persona në Argjentinë dhe tre në Rusi.
Shërbimet ruse të sigurisë kanë ndihmuar në hetimin dhe një nga ata të arrestuar në Argjentinë ishte një oficer shërbyes i policisë në Buenos Aires, tha ajo./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...