Një person nga Kosova privohet nga liria, ndërsa dy të tjerë arrestohen ne kalimin kufitar Mexhitili
Një person nga Kosova është arrestuar mbrëmë në pikën kufitare Bllacë, me kërkesë të Interpolit gjerman, ndërsa dy të tjerë nga Shqipëria janë arrestuar në Ohër, për arsye të dokumenteve dhe mos paraqitje qëndrimi në Maqedoni.
Shtetasi i Kosovës me iniciale G.I (29), i është dorëzuar policisë për procedurë të mëtutjeshme.
J.B (55) nga Pogradeci, Republika e Shqipërisë, është arrestuar per shkak të mungesës së dokumenteve dhe dyshimit për qëndrim ilegal në Maqedoni. I arrestuari tjetër është E.T (44), i cili u legjitimua ne fshtain Makovë, komuna e Novacit, për mos paraqitje të qëndrimit në Maqedoni./Telegrafi/
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...