Kuvendi i Republikës së Kosovës mban sot seancën e jashtëzakonshme në të cilën pritet të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit e ishte e paraparë të mbahej dje por dështoi për shkak te mungesës së numrit te votave për Demarkacionin.
Pas rreth dy orë pritjeje, në përpjekje për të siguruar dy të tretat e votave të parlamentit 120 vendesh, kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, njoftoi se seanca shtyhet për sot.
Që të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, duhen 80 vota nga 120 deputetë, sa i ka Parlamenti i Kosovës.
Ratifikimi i marrëveshjes se demarkacionit me Malin e Zi është kusht për Kosovën në mënyrë që Komisioni Evropian t’ia heqë regjimin e vizave.
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...