Një qen besnik i quajtur Kapiten ka ngordhur, pasi flinte çdo natë për 11 vjet rresht në varrin e të zotit të tij.
Qeni ishte rreth 4 vjeç, kur Miguel Guzman, i cili e kishte blerë si një dhuratë për të birin Damian, vdiq, në vitin 2006 në Villa Carlos Paz, në Argjentinë.
Qeni u zhduk jo shumë kohë pas vdekjes së pronarit, por familja mendoi se ai kishte gjetur një familje tjetër ose ishte vrarë.
Disa muaj më vonë, në një nga vizitat e familjes në varreza gjetën Kapitenin. Për habinë e tyre, banorët aty pranë treguan se filluan të ushqenin qenin kur kuptuan se ai flinte çdo natë te varri i të zotit.
Drejtori i varrezës, Hector Baccega tha për Daily Mail: “Ai erdhi një ditë këtu dhe filloi të endej nëpër varre derisa më në fund gjeti varrin e të zotit”.
Djali i Guzman, Damian tha se kishte tentuar disa herë ta sillte Kapitenin në shtëpi, por ai shkonte gjithmonë drejt varrezave.
Historia është e ngjashme me atë të Hachiko, një qen i cili thuhet se ka pritur në një stacion treni të Tokios të zotin e tij të kthehej çdo ditë, për 9 vjet nga Maji 1925, pas vdekjes së pronarit Hidesaburo Ueno në punë./tv klan/
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...