Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar Rusinë për shkak të bombardimeve në Ghoutan Lindore të Sirisë, duke thënë se ajo ka një fije përgjegjësie për më shumë se 400 të vdekur në periferi të Damaskut.
Zëdhënsja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert ka fajësuar Rusinë për mosangazhimin për ndalimin e regjimit të aleatit të saj, Bashar al-Assad, transmeton portali arbresh.info
“Pa mbështetjen e Rusisë, në Siri shkatërrimi dhe vdekjet masive nuk do të ndodhnin”, tha ajo para gazetarëve.
“Rusia duhet të dijë që ajo mban një fije përgjegjësie për atë që po ndodh atje”, shtoi ajo.
Kritikat erdhën disa orë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk ka arritur të bindë palët për një armëpushim 30 ditor, në mënyrë që të lejohen ndihmat për popullatën civile të mbërthyer atje./arbresh.info/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë