Policia italiane është përplasur me rreth njëqind protestues të ekstremit të majtë që kanë marshuar kundër një ngjarje neo-fashiste në qytetin verior të Italisë, Torino.
Italia është duke u përballur me tensione të mëdha përpara zgjedhjeve kombëtare që pritet të mbahen me 4 mars, transmeton portali arbresh.info
Dhjetëra protestues antifashistë u përpoqën të thyenin një kordon policor për të arritur në një hotel ku partia e ekstremit të djathtë Casapound mbante një tubim për kandidatët e saj.
Policia është detyruar që të përdore gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit.
Protestuesit kanë brohoritur duke thirrur: “Torino është antifashiste”.
Sipas mediave italiane tre policë janë plagosur dhe një numër i madh i protestuesve janë arrestuar.
Një seri incidentesh të dhunshme gjatë muajit të kaluar kanë bërë që disa politikanë dhe gazeta të shprehin shqetësimin për kthimin në dhunën politike të viteve 1970 dhe 1980, të njohura si “vitet e plumbit”./arbresh.info/
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri