Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi të enjten atë që e cilësoi si rasti më i madh i mashtrimit në historinë e Shteteve të Bashkuara që përfshin amerikanët e moshuar, duke ngritur akuza ndaj më shumë se 200 personave. Për dhjetra të tjerë janë ngritur padi civile.
Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions tha në një konferencë shtypi në Uashington se të pandehurit, përfshirë shumë shtetas të huaj, akuzohen se kanë mashtruar 1 milion amerikanë të moshuar duke u marrë më shumë se 1 miliardë dollarë.
“Ky është një krim i neveritshëm“, tha zoti Session. “Ata janë lloji i njerëzve ndaj të cilëve duhet të jemi të efektshëm, duke i vendosur nën shënjestër“, tha ai.
Sipas departamentit të Drejtësisë çdo vit, miliona amerikanëve të moshuar u vidhen ose u merren nëpërmjet mashtrimit rreth 3 miliardë dollarë.
“Ky është një problem serioz dhe në rritje” tha zëvendës drejtori i FBI-së David Bowdich./VoA/
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...