Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se çka ka pasur ndërmend të flasë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Haradinaj pak minuta më herët e ka bërë publike fjalën të cilën thotë se kishte planifikuar ta mbante në seancën e cila dështoi që të mbahet paradite.
Ndër pikat Haradinaj ka përmendur edhe “Raportin Bulliqi”.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë:
Të dashur qytetarë!
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kjo ishte fjala ime e planifikuar:
• Të nderuar deputet në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju paraqes Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, të nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015.
• Ky Ligj ka 4 nene dhe po ashtu përmbanë:
• Dokumentacionin zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe,
• Deklaratën e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Sh.T.Z. Filip Vujanoviq e datës 16.02.2018
• Të nderuar deputetë, ju ftoj që ta votoni këtë Projektligj, sepse Kosova
– Zbaton të drejtën në territor dhe integritetit
– Zbaton të drejtën për liri të lëvizjes dhe i jep fund izolimit duke përfituar Liberalizimin e Vizave nga Bashkimi Europian
• Ju faleminderit.
Mbetem me shpresë, që këtë adresim ta bëjë në seancën e nesërme!
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...