Mbesa e kandidatës së dështuar të ekstremit të djathtë, Marinë Le Pen, në një tubim para konservatorëve amerikanë ka theksuar se “Franca është në rrezik të bëhet ‘mbesa e vogël e Islamit’ për shkak të emigracionit”.
Marion Maréchal-Le Pen, duke debutuar në Konferencën e Veprimit Politik Konservator, preku tema të njejta që gjendeshin në disa nga fjalimet e Presidentit Trump, duke shtuar se ajo e përkrah fuqishëm sloganin “Amerika e Para”, ndërkohë që ka pretenduar se francezët po vuajnë për shkak të Bashkimit Europian, transmeton portali arbresh.info
“Franca nuk është e lirë sot”, tha ajo. “Francezët nuk janë të lirë të zgjedhin politikat e tyre, mbi ekonominë, emigracionin, madje edhe për diplomacinë. Liria jonë është në duart e Bashkimit Europian”.
Le Pen ka sulmuar BE-në duke thënë se “ajo e ka zbehur kulturën franceze, pasi ka lejuar zhvillimin e shoqërisë myslimane në Francë”.
Ndër të tjera ajo ka shtuar se “kjo nuk është Franca për të cilën kanë luftuar gjyshërit tanë”./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...