Google ADS

Koreja Veriore i quan stërvitjet raketore mes Japonisë dhe SHBA-ve provokim

21:41 | 22 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Komiteti i Koresë Veriore ka dënuar stërvitjet ushtarake të mbrojtjes raketore mes SHBA-ve dhe Japonisë.

Korea Veriore i ka quajtur stërvitjet si ripërtritje e tensioneve rajonale dhe pengesë për stabilizimin e marrëdhënieve mes Phenianit dhe Seulit, transmeton portali arbresh.info

“Ky është një akt i egër prej gangsetërëve, që synon të dëmtojë atmosferën e vështirë për përmisimin e lidhjeve veri-jug dhe për paqen në gadishullin Korean, gjithashtu edhe si një provokim për të ndezut një luftë të re”, thuhet në deklaratën e Koresë Veriore, cituar nga agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut.

Tensionet në Gadishullin Korean janë përshkallëzuar , pasi Koreja Veriore ka arritur progres të konsiderueshëm në programet e saj bërthamore dhe raketore gjatë vitit të kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme