Tronditet Arsenali, pranon dy gola për dy minuta

21:32 | 22 Shkurt 2018
Arbresh Info

Arsenali është duke u befasuar në shtëpi nga Osterunds.

“Topçinjtë” kanë pranuar dy gola të shpejta në takimin kthyes të xhiros së 1/32-së në UEFA Evropa Ligë në Emirates kundër skuadrës suedeze, shkruan portali arbresh.info.

Hosam Aiesh realizoi fillimisht për 0 me 1 në minutën e 22′, por David Ospina u mposhtë sërish nga mysafirët vetëm dy minuta më vonë.

Mesfushori Ken Sema realizoi më pas për 0 me 2 pas asistimit nga Saman Ghoddos.

Rezultati i përgjithshëm i ndeshjes është 3 me 2./arbresh.info/

Shikoni dy golat e realizuara nga skuadra e Ostgersundsit:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme