Google ADS

Drejtoria e SHSKUK-së kërkon hetime nga Policia e Kosovës, për rastet e kërkim ryshfetit

21:25 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka njoftuar opinionin se ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar e Kosovës, dr. Basri Sejdiu,  ka kërkuar zyrtarisht nga Policia e Kosovës, përkatësisht nga departamenti për hetime të  inicioj hetimet  dhe hulumtime e menjëhershme  në lidhje me pretendimet e kandidateve që kanë aplikuar në konkursin e fundit për infermiere të profileve të ndryshme në QKUK.

Këto pretendime janë shfaqur në lajmet qendrore të një televisioni  ku mes tjerash disa kandidate kanë deklaruar se janë  dhënë para për një vend pune.

Drejtoria e SHSKUK pret nga Policia e Kosovës të hulumtoj pretendimet dhe sqarohet në tërësi kjo situatë, meqë ka individë që dëshirojnë të njollosin këtë proces dhe SHSKUK në tërësi.

SHSKUK do të ofrojë bashkëpunim dhe përkrahje të plotë  për hulumtim të tërësishëm të situatës dhe inkurajojnë të gjithë kandidatët që kanë fakte dhe argumente të paraqesin ato tek organet hetuese në mënyrë që mos të lejohet që askush të njollos dhe abuzoj me detyrën zyrtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme