Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se ambasadori amerikan, Greg Delawie, nuk ka lidhje me Bashkimin Europian dhe me procedurat brenda Komisionit Evropian.
Ajo deklaroi kështu në Info Magazine të Klan Kosovës pas deklaratave të Delawie-t, i cili kishte thënë se kalimi i Demarkacionit është thelbësor për udhëtimin lirshëm të kosovarëve në Evropë.
Pacolli insistoi se nuk ka garanca për liberalizimin e vizave edhe pas kalimit të kësaj marrëveshjeje.
“Nuk ka lidhje ky me Bashkimin Europian”, tha Pacolli për Delawie-n.
“Nuk ka lidhje me procedurat brenda Komisionit Evropian”.
“Nuk ka lidhje me procedurat brenda Parlamentit Europian dhe Këshillit të Bashkimit Europian”.
Pacolli shtoi se ambasadori amerikan po i thotë qëndrimet të cilat ai detyrohet t’i thotë si ambasador.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...