Kryeministri Zoran Zaev sot në seancën e pyetjeve të deputetëve në Kuvend, deklaroi se shteti çdo vit “mbush gropën” në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor.
Sa i përket moshës për dalje në pension, ai tha se nëse nuk arrihet që të përmirësohet ekonomia dhe të ngritet standardi, do të duhet të rritet mosha për dalje në pension, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjet se kush merr merr pension, a merr çdokush pension sipas ligjit, deri kur do të vlejnë subvencionet për persona të caktuar, si llogariten kontributet dhe nëse ka keqpërdorim, si është struktura për mbushjen e Fondit, Zaev theksoi se kur analizat do të jenë gati rezultatet do t’i bëjnë të ditur para Parlamentit.
Ai e përmendi se “logjika në vitet e kaluara ka treguar se numri i papunësisë prej 37 për qind ishte ulur fillimisht në 23, dhe në 22 për qind”.
Kryeministri shtoi se me siguri duhet të tërhiqen masat e papopullarizuara, por pas rikuperimti të ekonomisë në Maqedoni, që siç tha ndërkaq po rikuperohet. Masa e parë është ngritja e viteve për pension, ndërsa e dyta është rritja e kontributeve për punësim./telegrafi
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...