Google ADS

Kondogbia: Nuk dua të rikthehem te Interi kaotik

18:55 | 22 Shkurt 2018
Arbresh Info

Pas një kohe zhgënjyese të shpenzuar te Interi, Geoffrey Kondogbia është përpjekur për të shpjeguar pse gjërat kanë shkuar keq dhe ka pranuar se shpreson të mos rikthehet.

Mesfushori iu bashkua “Nerazzurrëve” nga Monaco në vitin 2015, por ka dështuar për të shfaqur atë që ka premtuar në Liga 1 apo për të shpaguar tarifën prej 40 milionë euro që Interi pagoi për shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.

Ai ka rigjetur formën e tij në La Liga këtë sezon, ku aktualisht është huazuar nga Valencia, dhe beson se që shumica e problemeve që kishte në Milan kishin të bëjnë me klubin dhe jo atë.

“Nga pikëpamja ime, Interi është duke vuajtur më së shumti nga një problem i madh dhe ajo është mungesa e balancit dhe konsistencës”, ka thënë Kondogbia në një intervistë për ‘Cadena Ser’.

“Gjatë hapësirës prej dy viteve, unë kisha katër ose pesë trajner dhe shumë bashkëlojtarë që arritën dhe u larguan. Situata ishte pak kaotike dhe kur është ashtu, atëherë një lojtar, veçanërisht një i ri, e gjen të vështirë situatën në këtë gjendje”

“Një klub ka nevojë për stabilitet dhe për të vazhduar rrugën që është e vendosur për vetvetën edhe nëse gjërat nuk shkojnë mirë. Një klub duhet të ketë gjithsesi besim në lojtarët e tyre dhe trajnerin por gjërat ishin ndryshe”

Edhe ose Kondobia është i huazuar në Valencia, 25-vjeçari shpreson dhe është i vendosur për transferim të përhershëm dhe nuk në plan të ndryshoj gjërat në Itali./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme