Qeveria e Maqedonisë deri më tani ka treguar një mënyrë më të ndryshme të krijimit të politikave dhe sjelljes evropiane në Ballkan, që mund të funksionojë edhe në rastin me kontestin me Greqinë rreth emrit, porositi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në intervistën për “Deutsche Welle”.
Ajo ishte pjesë e delegacionit në vizitën zyrtare të Gjermanisë, që e udhëhoqi kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.
E pyetur qa sqarojë optimizmin e Zaevit se kontesti për emrin do të zgjidhet deri në korrik ajo përmendi se asgjë nuk arrihet pa optimizëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sheqerinska shtoi se suksesi do të varet nga të dyja qeveritë, të cilat duan t’i jepet fund këtij kontesti.
Në pyetjen për shkallën e optimizmit te qytetarët e Maqedonisë, por edhe protestave në Greqi, Sheqerinska u përgjigj se edhe pse një pjesë e qytetarëve të të dy vendeve do të jenë të pakënaqur dhe me siguri të dyja qeveritë do të marrin kritika, ndërkaq, roli i qeverive është që t’i zgjidhin problemet.
Ministrja theksoi se integrimi i Maqedonisë në NATO dhe në BE është çështje strategjike për të cilën janë dakorduar të gjithë qytetarët.
E pyetur pse konsideron se anëtarësimi në BE dhe në NATO do të paraqesë forcë kundër nacionalizmit, ajo përkujtoi në veton greke në samitin e NATO-s në vitin 2008, që krijoi vakum, që mes tjerash është plotësuar me nacionalizëm.
Theksoi se nuk beson se NATO-ja dhe BE-ja sipas definicionit mund ta fitojnë nacionalizmin./telegrafi
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...