Gianluigi Donnarumma vendos për klubin e ardhshëm

17:37 | 22 Shkurt 2018
Arbresh Info

Pasi ishte afër largimit nga AC Milani verën e kaluar, Gianluigi Donnarumma është i vendosur për të përsëritur të njëjtën gjë edhe në fund të sezonit derisa Paris Saint Germaini vazhdon të jetë destinacioni i tij i preferuar.

Talenti i ri ka qenë i lidhur me largimin nga klubi në vitin 2017, por në formë befasuese vendosi për të nënshkruar kontratë të re në San Siro, megjithëse kjo besohet të jetë një zgjedhje e përkohshme, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në mediat italiane, Donnarumma tashmë është i vendosur dhe dëshiron të largohet që t’i bashkohet PSG-së, ndërkohë që agjenti Mino Raiola besohet të jetë duke përgatitur strategjinë për largim.

Mesfushori aktual i PSG-së, Marco Verratti dhe Raiola kanë diskutuar gjithashtu transferimin me Donnarumman dhe janë të bindur që ky do të ishte një transferim mjaftë i mençur.

Ashtu siç e ka pranuar Marco Fassone disa herë, Milani mund të jetë i detyruar të shes disa nga yjet e tyre gjatë verës nëse dështojnë për të siguruar kualifikimin në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme