Një instalacion artistik po qarkullon në rrjetet sociale, vetëm pak minuta pasi që seanca e Kuvendit për votim të demarkacionit dështoi.
Është punim i artistit Rrezart Galica në të cilin shkruhet “S’ka Viza, Ramush Ik”
Ky punim i artistit ka filluar menjëherë të shpërndahet në rrjetet sociale nga shumë persona.
Sot, Kuvendi dështoi të nis seancën e saj për të nxjerr në votim marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi.
Demarkacioni u dërgua në Kuvend, pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi u morën vesh që me anë të një aneks-marrëveshjeje të jetë i mundshëm korrigjimi i vijave kufitare edhe pas ratifikimit.
Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi u nënshkrua më 26 gusht të vitit 2015 dhe ratifikimi i tij është kushti kryesor nga Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave
Për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, nevojiten dy të tretat e votave të tërësishme të deputetëve të Kuvendit, pra, 80 nga 120 sosh. Në rast se plotësimi i kushteve nga Kosova vlerësohet pozitivisht, atëherë qytetarët e Kosovës, pritet që në qershor ose në shtator të këtij viti, ta marrin dritën e gjelbër për liberalizim vizash.
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare